Autoblinda e ushtrisë serbe aksidentohet me një veturë, humbin jetën pesë persona

0
89

Në një aksident të rëndë trafiku në qytetin Bojaniq në rrugën Kralevë – Rashkë në Serbi të shtunën, kanë humbur jetën 5 persona kur një automjet ushtarak ka shtypur një veturë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka bërë të ditur se kanë mbetur të vdekur dy të rritur e tre fëmijë, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë një 32-vjeçare.

Shoferi 54-vjeçar M.V. që drejtonte veturën ushtarake është ndaluar për 48 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here