div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-21252 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Bajrami: Kurti dhe VV po zbatojnë në përpikëri agjendën e Serbisë dhe Rusisë që Kosova të shkëpusë raportet me SHBA-në

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se ndërprerja e dialogut të planifikuar strategjik të Kosovës me SHBA-në është ndër lajmet më të këqija për Kosovën në vitet e fundit.

Ajo tha se dëmi që ia ka shkaktuar dhe po ia shkakton Albin Kurti dhe partia e tij Kosovës është i pariparueshëm, ndërsa akuzoi atë se po çojnë përpara agjendën e Serbisë e Rusisë që Kosova të shkëpusë raportet e saj me aleatin strategjik të saj.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin, janë dhe do të jenë aleati i pazëvendësueshëm për Kosovën. Albin Kurti dhe Vetëvendosje po zbatojnë në përpikëri agjendën e Serbisë dhe Rusisë që Kosova të shkëputë raportet e partneritetit dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA-në. Secili prej nesh duhet të punojë për thellimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kush punon kundër është kundër Kosovës dhe është me Serbinë dhe Rusinë.  Rrugë të mesme nuk ka!”, ka shkruar ajo.

Pak më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *