19.7 C
Pristina
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Basha takon Presidenten pas “konstituimit” të Kuvendit: Diskutojnë për hapat drejt formimit të Qeverisë së re

Sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar një takim konsultativ dhe njoftues me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Sipas një njoftimi nga ana e Kuvendit, takimi është mbajtur pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ku kryetari Basha e ka informuar presidenten Osmani lidhur me përfundimin e seancës konstituive dhe bartësit institucionalë kanë diskutuar për hapat e nevojshëm që do të ndërmerren më tej.

“Kryetari Basha dhe Presidentja Osmani kanë biseduar për domosdoshmërinë që proceset kushtetuese dhe ligjore të ecin me dinamikën e paraparë kohore, në mënyrë që të mundësohet zgjedhja sa më e shpejtë e Qeverisë së re të vendit, si përgjegjësi e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje, krerët institucionalë theksuan nevojën për funksionalitet të plotë institucional dhe stabilitet politik.

“Krerët e institucioneve e theksuan rëndësinë e funksionalitetit të institucioneve dhe të stabilitetit politik përballë sfidave të brendshme dhe atyre ndërkombëtare, duke nënvizuar se qytetarët e Republikës së Kosovës presin efikasitet dhe përgjegjësi nga udhëheqësit e tyre. Kryetari i Kuvendit, z. Dimal Basha, rikonfirmoi përkushtimin e tij që Kuvendi i Kosovës të ushtrojë rolin e vet të plotë kushtetues pas konstituimit, ndërsa Presidentja Osmani ritheksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet e vendit në të mirë të qytetarëve të Kosovës.”

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here