12.6 C
Pristina
E premte, 9 Maj, 2025

Bashkimi Evropian jep lajmin shpresëdhënës për Kosovën

Komisioni Evropian ka “nisur punën” drejt heqjes graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, është konfirmuar nga ky institucion.

Në një përgjigje me shkrim për mediat, nga zyra për shtyp e Komisionit Evropian theksohet se po punohet drejt heqjes graduale, të kushtëzuar dhe të kthyeshme të masave.

Konfirmohet gjithashtu se kësaj faze i ka paraprirë një shkëmbim qëndrimesh mes shteteve anëtare të BE-së gjatë takimit të ministrave të jashtëm në prill.

Siç merret vesh jozyrtarisht nisja e heqjes graduale, për momentin, është më shumë simbolike se sa substanciale.

Bashkimi Evropian ka zhbllokuar funksionimin e nënkomiteteve me Kosovën dhe ka rifilluar asistencën teknike nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Sipas disa burimeve diplomatike në Bruksel, ky është maksimumi që BE mund të ofrojë aktualisht, pasi për heqjen e plotë të masave kërkohet pajtimi unanim i të gjitha shteteve anëtare. Për një konsensus të tillë, thuhet se nevojiten veprime të qarta të autoriteteve të Kosovës, në përputhje me konkluzionet e dhjetorit, ku u theksua se heqja e graduale e masave do të ndodhë paralelisht me hapat konkret të autoriteteve kosovare drejt uljes së tensioneve në veri të vendit./RTK

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here