Bedri Hamza i vetmi kandidat me të gjitha nënshkrimet për kryetar të PDK-së

Në Konventën e dymbëdhjetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza është zyrtarisht i vetmi kandidat për kryetar, pasi ka siguruar të gjitha nënshkrimet e nevojshme nga delegatët e partisë.

Burime nga Konventa kanë konfirmuar se kandidatura e Hamzës është dorëzuar në përputhje me rregullat statutare të PDK-së dhe është pranuar pa asnjë kundërshtim.

Në këtë Konventë, që po mbahet në Hotel Emerald, pritet që Hamza të zgjidhet me shumicë votash si kryetari i ri i PDK-së, duke marrë drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Ky proces shënon një fazë të re për PDK-në, që synon riorganizim dhe forcim të brendshëm në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.