Bedri Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PDK, hap i domosdoshëm
Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka mbledhur sot në takim kryetarët e degëve të kësaj partie, me të cilët ka diskutuar për zgjedhjet e brendshme.
Hamza ka thën se zgjedhjet e brendshme në këtë parti janë hap i domosdoshëm, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se PDK po hyn në një fazë të re riorganizimi.

“Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë. Kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës”, ka shkruar Hamza./Reporteri.net