Gazetari Kushtrim Sadiku ka habitur me disa emra që i ka përmendur si kandidatura të mundshme të partive politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që duket se do të mbahen së shpejti pas dështimit të Albin Kurtit për krijimin e qeverisë, shkruan Gazeta Metro.
Edhe pse ende nuk është e sigurt nëse do të ketë zgjedhje apo qeveri të re, Kushtrim Sadiku i renditi disa emra që mund të jenë kandidatë për kryeministër në zgjedhjet e reja
Sadiku tha se këto kandidatura janë të pakonfirmuara deri më tani, mirëpo do të ishin një ndryshim drastik nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gazetari e përmendi deputeten Hykmete Bajrami si kandidate të LDK-së dhe jo kryetarin Lumir Abdixhiku. Po ashtu, Ardian Gjini mund të jetë kandidati i AAK-së dhe jo Ramush Haradinaj.
Nga partitë e tjera, sipas Sadikut, nuk pritet të ketë ndryshime nga zgjedhjet e kaluara. Pra, Albin Kurti do të jetë kandidati kryesor i VV-së dhe Bedri Hamza i PDK-së./gazetametro.net



