Blero martohet sonte për herë të tretë, zbulohet partnerja e re
Këngëtari i njohur Blero po kurorëzon sonte martesën e tij për herë të tretë. Ai dhe partnerja e tij, Eronita, do të thonë “po” në një ceremoni private që po mbahet në një restorant të njohur dasmash, ku pritet të marrin pjesë familjarë dhe shoqëri e afërt.
Ngjarja është organizuar larg syrit të publikut dhe mediave, me theks te intimiteti dhe atmosfera familjare. Çifti ka zgjedhur që këtë moment të rëndësishëm ta ndajë vetëm me njerëzit më të afërt, duke shmangur ekspozimin e tepërt.
Kjo martesë shënon një kapitull të ri në jetën personale të artistit. Më herët, Blero ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë, Tara, ndërsa martesa e tij e dytë me Afrona Dikën përfundoi në divorc.
Sonte, këngëtari hap një faqe të re të jetës së tij, ndërsa detaje të tjera nga ceremonia dhe festa pritet të bëhen publike pas përfundimit të mbrëmjes.
