div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-10100 single-format-standard custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
”Brenda dy sekondave”, Trump paralajmëron shkarkimin e njeriut që ngriti aktakuzën ndaj katërshes së UÇK-së

Kandidati republikan presidencial, Donald Trump ka deklaruar sonte që nëse ai fiton Shtëpinë e Bardhë, do ta shkarkojë prokurorin special Jack Smith “brenda dy sekondave” nga marrja e detyrës.

”Është kaq e lehtë”, u përgjigj tutje Trump, kur u pyet gjatë një interviste me prezantuesin, Hugh Hewitt, siç raporton AP, referuar Jack Smith, njëherit ish-kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, transmeton klankosova.tv.

Smith, i cili u emërua nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në vitin 2022, ka akuzuar ish-presidentin Trump për përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara.

“Ai do të jetë një nga gjërat e para të adresuara”, ka shtuar Trump, transmeton klankosova.tv.

Trump, i cili e sulmon rregullisht prokurorin special dhe ka deklaruar më parë se do ta shkarkonte nëse do të ishte president, e quajti Smithin një “person të poshtër”.

Kujtojmë se në nëntorin e 2022-ës, Smith kishte braktisur detyrën në Hagë, për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara me qëllim që ta hetojë Trumpin.

Ai është fokusuar në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e Donald Trumpit dhe për rolin e ish-presidentit në sulmin ndaj Capitolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *