Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani komentoi zhvillimet e fundit që ndodhën në Kosovë e në Serbi, ku kjo e fundit nënshkroi marrëveshje me Francën për blerjen e 12 avionëve Rafale.
Ramadani përmes një shkrimi në Facebook përmendi reagimin e SHBA’ve pas veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen komunave ilegale në veri. Ai tha se si shkak i këtyre veprimeve Kosovës do t’i dobësohet bashkëpunimi Polici-SHBA.
Sipas tij, dobësimi i bashkëpunimit të MPB’së dhe Policisë me SHBA’të është fitore për armiqtë e Kosovës.
“Aq më keq, kur ky dobësim vjen si ndëshkim për:
– Instrumentalizim të Policisë nga Qeveria,
– Mos-mbajtje të premtimit për konsultime dhe koordinim, dhe
– Minim të reputacionit të Kosovës si partner i besueshëm ndërkombëtar.
Sa herë dëmton veten i jep nga një dhuratë armikut!”, shkroi Ramadani.