div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-20298 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Certifikimi i Listës Serbe/ Supremja hedh poshtë si të palejuar ankesën e VV-së kundër vendimit të PZAP-it

Kolegji i Gjykatës Supreme ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e parashtruar nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) A.nr.3/2025, të datës 23 gusht 2025.

Me vendimin e PZAP-it ishte aprovuar ankesa e subjektit politik Lista Serbe, duke urdhëruar KQZ-në që të certifikojë këtë subjekt me listën e kandidatëve për Asamble Komunale dhe për kryetar komune për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, transmeton IndeksOnline.

Kurteshi dhe Krasniqi kishin kërkuar nga Gjykata Supreme anulimin e vendimit të PZAP-it dhe rikthimin në fuqi të vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe. Megjithatë, Gjykata Supreme konstatoi se anëtarët individualë të KQZ-së nuk kanë legjitimitet ligjor për të paraqitur ankesa të tilla, pasi kjo e drejtë i takon vetëm vetë KQZ-së si organ kolegjial.

Për rrjedhojë, ankesa u hodh poshtë si e palejuar dhe Gjykata Supreme nuk u fut në shqyrtimin meritor të çështjes./IndeksOnline/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *