24.7 C
Pristina
E martë, 12 Gusht, 2025

Dejona Mihali i kundër-përgjigjet Tahirit, hedh vrer ndaj Thaçit, Lushtakut e plot të tjerëve

Pas një konference për shtyp të Abelard Tahirit sot, për shkak të vrasjeve të shumta që janë shënuar ditëve të fundit në Kosovë, një reagim mjaft i ashpër dhe me plot helm e vrer ka ardhur nga koordinatorja e komiteteve të VV-së, Dejona Mihali, shkruan Gazeta Metro.

 


Në këtë konferencë, deputeti i PDK-së tha se Kosova ndodhet në krizë sigurie dhe se bandat kriminale të lidhura me pushtetin e kanë kapur shtetin.

 

Nuk duroi pa reaguar menjëherë ‘komesarja’ e VV-së, e cila siç e ka zakon, filloi të përmendë plot figura të PDK-së duke i lidhur me krimin e organizuar.

 

Teksa shkruante për botën e krimit, Dejona tha se Abelard Tahiri ka bashkëvepruar me ta dhe i ka kryer porositë e shefave të tij, si sekretar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

“U ka çuar porosi e ende ju çon, kur i lipset shefit. Nga Raketa (tani i ndjerë) te Sami Lushtaku, nga djemtë e Grabovcit tek Nazmi Thaçi e mandej Gani Thaçi e Njazi Thaçi. Nga Elmi Reçica e Latif Gashi tek Kamishi, Shpend Maxhuni e Rashit Qalaj. Secili me “libër” në dorë duke luftuar krimin e organizuar gjithë këto vite”, shkroi Dejona e VV-së.

Pastaj, me një kthesë interesante, duke pasur paraysh edhe zgjedhjet lokale, Dejona kapërceu te një dredhi tjetër që ta sulmojë edhe Uran Ismailin.

 

“Flet Abelardi që e ka Nënkryetar partie Uranin me shkollë, por pronar lokali, çerdhe e krimit dhe kriminelëve ngapak të parfumosur, ku para 2 vitesh një njeri mbeti i vrarë dhe katër të tjerë të plagosur nga të shtënat e armëve dhe 17 të tjerë të plagosur nga dhuna e shkaktuar dhe rrethanat e krijuara”, shkroi ‘komesarja’ që deri vonë mbante në fotografinë e profilit një beretë të kuqe.

Fatkeqësia është se në Kosovën e vrasjeve të shumta brenda ditës, aksidenteve me fatalitet dhe vetëvrasjeve mjaft të shpeshta, partia VV e ka zvarritur vendin në një krizë 6-mujorë pa institucione legjitime./gazetametro.net

 

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here