23.6 C
Pristina
E premte, 11 Korrik, 2025

Deliu-Kodra: Kosova nuk mund të mbahet peng nga egoja jote personale Albin Kurti

Pas dështimit për të 45-tën herë radhazi të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ajo tha se vendi po përballet me një përpjekje të qartë për uzurpim të pushtetit dhe kontroll të plotë institucional nga partia në pushtet.

“Sot kemi të bëjmë më një përpjekje të qartë për të shtypur pluralizmin politik, për të uzurpuar pushtetin përmes kontrollit total mbi institucionet e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.

Deliu-Kodra e cilësoi si “turp” dhe “shkelje të Kushtetutës” faktin që deputetët, të zgjedhur nga qytetarët, nuk po lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre.

“Është e turpshme dhe antikushtetuese si deputetët e zgjedhur me votën e qytetarëve të Kosovës, sot nuk lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre kushtetues.”

Ajo theksoi se fjalimi i saj është në formë proteste kundër sjelljes autoritare të kryeministrit në detyrë.

“Protestë ndaj një njeriu që sillet si një pronar i shtetit dhe jo si në shërbëtor i tij.”

Në fund, ajo i bëri thirrje Kurtit që të reflektojë dhe të ndalë, siç tha, egoizmin personal.

“T’i lërë inatet personale dhe të kthehet në rendin kushtetues e demokratike e të reflektojë. Kosova nuk mund të mbahet peng nga egoja jote personale Albin Kurti.”

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here