Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka deklaruar për “Front Online” se Partia Demokratike po e politizon protestën e OVL-UCK të thirrur më 7 gusht për të kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen ish-krerëve në Hagë.
Thaçi thotë se PDK nuk e di a ka ‘fytyrë’ me marr pjesë në këtë protestë, pasi sipas tij, shtysa kryesore për themelimin e Gjykatës ka qenë kjo parti.
“Ka tendenca nga disa parti politike për ta politizuar këtë gjë, se di sa ka fytyrë PDK me marr pjesë në një protestë të tillë kur ka qenë iniciatorë dhe shtyse kryesore për themelimin e asaj Gjykatës. Protestat e tilla është mirë të mos politizohen siç dinë PDK me bërë një gjë të tillë, kur dikur i quanin tradhtar të kombit ata që nuk e votojnë Specialen e sot po e drejtojnë gishtin nga ne gjoja se nuk kemi bërë asgjë për Specialen. Ne si VV dhe kryetari i saj kemi protestuar për mos votimin e asaj Gjykate”, ka deklaruar Thaçi për “Front Online”.