-0.8 C
Pristina
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Detaje të reja për therjen në Ferizaj, thika e Fadil Islamit ishte 32-centimetërshe, i sulmoi për shkak të…

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Fadil Islami, për rastin e sulmit të katër (4) personave me thikë në Ferizaj.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 11 nëntor 2024, rreth orës 15:30 minuta, në rrugën “Rifat Berisha “ në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar t’i privonte nga jeta dy të mitura- pjesëtare të komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarat kanë qenë duke ecur rrugës, i pandehuri që ishte duke ecur në këmbë gjithashtu në drejtim të kundërt, pasi që i kalon të dëmtuarat kthehet mbrapa dhe me hapa të shpejtuar ofrohet nga mbrapa dhe i godet disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Po ashtu, sipas prokurororisë, i pandehuri F.I., me të njëjtën datë rreth orës 15:05 minuta në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privonte nga jeta të dëmtuarin N.M., pjesëtar i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në kafenenë “Verona” , i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë, duke e goditur në pjesën e kokës, të fytit dhe në faqen e djathtë , të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, ndërsa, me po të njëjtën datë rreth orës 15:53 minuta , në rrugën “Halim Spahiu” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privonte nga jeta të dëmtuarin E.A.,- pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke ecur në këmbë, i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë, duke e goditur nga mbrapa në pjesën e shpatullave, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, me këtë do të kryente veprën penale në vazhdim “Vrasje e rëndë në tentativë” nga nen 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.10 lidhur me nenin 28 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit prej 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here