Disa orë para mbajtjes së protestës më të madhe kundër Gjykatës Speciale, Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, e cilëson si të vonuar.
Në reagimin e ti,j Manxhuka nuk e përkrah mbajtjen e protestës dhe gjen hapësirë të shkruaj për deklarimet e Hashim Thaçin ndaj Gjykatës speciale duke i cilësuar si qëndrime të buta.
“Në intervistën e tij nga Haga para një jave, ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte tepër i butë me Gjykatën Speciale. Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij.,” ka thënë ai.
Ai ka theksuar se nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare, as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale.
“Kosova ka nevojë për gjykata normale që dalin pas vettingut dhe për një kryeprokuror të ri, e jo për gjykata speciale jotransparente, të cilat janë jashtë praktikave ndërkombëtare,” ka shtuar ai.
Reagimi i plotë:
