Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të kuvendit, Jakup Krasniqit, ka thënë se militantët e VV-së po bëjnë propagandë me një video të vitit 2013, kur po votohej një marrëveshje krejt tjetër dhe jo Gjykata Speciale.
“Babai im, Jakup Krasniqi, nuk e ka votuar Gjykatën Speciale, e cila është votuar në vitin 2015, kohë kur ai nuk ka pasur asnjë funksion institucional”.
“Sot nuk ka rëndësi pse u votua Gjykata Speciale dhe nuk duhet të politizohet kjo temë; ajo që kërkohet sot është që të mos deformohet e vërteta dhe që Gjykata Speciale të i përmbahet ligjeve të Republikës së Kosovës dhe konventave për të drejtat e njeriut”, shkroi Altin Krasniqi.
Tutje, ai u shpreh se pavarësisht bindjeve politike, gjithmonë do të kërkoj drejtësi, pasi tha se e di që lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe se UÇK-ja nuk i ka ikur kurrë drejtësisë, por gjithmonë i ka luftuar padrejtësitë.