E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që vdiq në aksidentin e djeshëm në Kutllovc të Mitrovicës
Një 31-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në fshatin Kutllovc të Mitrovicës.
Bëhet fjalë për Dashnor Kërleshin, i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
“Rreth orës 21:37, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutllovc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
