Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më 18 gusht në Fushticë të Drenasit, ku një furgon kishte goditur një këmbësor dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave viktima ka ndërruar jetë dje. I ndjeri vdiq pasdite teksa po trajtohej në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda QKUK-së personi që nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve është Zeqir Bahtiari, 83-vjeçar.
I moshuari po trajtohej në Klinikën e Mjekimit Intensiv, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi është tërhequr dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
“Më 14.10.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar pas aksidentit të ndodhur me 16.08.2024. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.“
Kujtojmë se numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.
Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik