1.4 C
Pristina
E premte, 29 Nëntor, 2024

E dhimbshme: Ndahet nga jeta nëna e dëshmorit të UÇK-së

Sot, më 5 tetor 2024, me dhimbje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e nënës Fazile Voca Haliti nga fshati Balincë i Vushtrrisë, në moshën 74-vjeçare. E ndjera ishte bashkëshortja e dëshmorit të UÇK-së, Ismet Haliti, pjesëtar i Brigadës 142 ZOSH.

Fazile Voca Haliti ishte një grua e fortë dhe e përkushtuar ndaj familjes së saj. Me krenari dhe besnikëri të pashoqe, ajo kishte dhënë fjalën se nuk do të derdhte asnjë lot për bashkëshortin e saj, të cilin e humbi gjatë luftës. Për 26 vite, askush nuk i kishte parë asaj lot në sy, duke mbajtur qëndrimin e një heroinë që përjetoi dhimbjen me dinjitet dhe krenari për sakrificën e burrit të saj.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Balincë të Vushtrrisë. Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Vushtrri shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Haliti dhe të afërmit e saj.

Kujtimi për bashkëshorten e heroit dhe nënën e veteranit të UÇK-së, Agim Haliti, do të mbetet i përhershëm.

Ngushëllime të sinqerta familjes Haliti nga Balinca, familjes Voca nga fshati Maxherë i Mitrovicës dhe gjithë atyre që e nderuan dhe respektuan gjatë jetës së saj.

SHFD-UÇK-së, Dega Vushtrri

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here