11 C
Pristina
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

E dhimbshme: Ra në kontakt me rrymën, vdes i riu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar. Viktima vdiq mëngjesin e sotëm, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit brenda Emergjencës, që njoftuan se viktima është një i ri, rreth 32-vjeçar.

Siç mëson Sinjali, viktima dyshohet se derisa ishte duke punuar dje, ka rënë në kontakt me rrymën dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Inspektorët e Punës për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lidhur me rastin, tashmë është iniciuar hetimi për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here