Një ngjarje e dhimbshme ka goditur sot familjen Krasniqi nga fshati Zhilivodë i Vushtrrisë, pasi djali i tyre 22-vjeçar, Endrit Krasniqi, ka humbur jetën pas një kontakti fatal me rrymën elektrike, raportojnë burime të Gazeta Imazhi.
Burimet tona nga familja bëjnë të ditur se momentalisht janë në pritje të përfundimit të procedurave të mjekësisë ligjore, pas të cilave do të caktohet koha e varrimit të të ndjerit.