div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-20495 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira 7-vjeçares që vdiq dje në aksidentin tragjik

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi pasditen e së dielës në rrugën Komoran–Gllogoc, saktësisht në fshatin Zabel i Ulët, ku një veturë Audi e zezë ka dalë nga rruga duke shkaktuar pasoja tragjike.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, automjeti ishte i drejtuar nga Marigona Limani, 30-vjeçare nga fshati Cerovik i Klinës, e cila ka mbetur e lënduar. Përveç saj, disa pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa vajza e mitur 7-vjeçare humbi jetën si pasojë e aksidentit.

Sipas njoftimit mortor tashmë e ndjera do të varroset sot në varrezat e fshatit Caravik, në orën 18:00.

“Njoftim mortor:

Ka ndërruar jetë Tuana Limanaj (09.05.2018 – 31.08.2025), pas një aksidenti që ndodhi dje në Drenas.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot (e hënë, 01.09.2025), në varrezat e fshatit Caravik, në orën 18:00.

Të pikëlluar,
Familja Limanaj”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *