div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-24715 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
E dhimbshme: Vdes ish-basketbollisti i njohur kosovar

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit të njohur, Arben Fondaj.

Në telegramin zyrtar të ngushëllimit, Federata vlerëson kontributin e Fondajt si sportist, drejtues dhe njeri i përkushtuar ndaj basketbollit dhe komunitetit.

“Arbenin do ta kujtojmë me mall dhe do ta kujtojmë përgjithmonë. Ai do të mbetet gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në mesazhin e FBK-së.

Fondaj ishte pjesë e klubit Ylli dhe lojtar në Superligën e Kosovës në vitet e para pas luftës. Më vonë, ai shërbeu si drejtor i klubit therandas dhe anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës në periudhën 2013–2016, kohë kur FBK u pranua në organizatën ndërkombëtare FIBA.

Përveç angazhimit sportiv, ai njihej si biznesmen i suksesshëm dhe familjar i përkushtuar.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, në emër të Federatës dhe të gjithë komunitetit të basketbollit, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fondaj, duke theksuar se kontributi i Arbenit do të mbetet i paharruar në historinë e basketbollit kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *