E kemi njohur si Gjesti – djaloshi karizmatik, me stilin unik dhe qëndrimin që e dalloi menjëherë nga të tjerët në “Big Brother VIP Kosova 3”, dhe në të njëjtën kohë pastaj në Big Brother Albania. Por pas këtij emri që tashmë është bërë simbol për shumë të rinj, fshihet një identitet i vërtetë që pak e dinë: ai quhet Besart Kelmendi.
Fituesi i madh i këtij edicioni, Gjesti – ose më saktë, Besarti – nuk është vetëm një fenomen televiziv. Ai është një artist që e ndërtoi me kujdes figurën e tij publike, duke zgjedhur emrin “Gjesti” për ta kthyer në një markë personale, një mesazh dhe një prani që nuk kalon pa u vënë re, shkruan Gazeta Imazhi.
Me një zë të veçantë dhe një karakter të balancuar mes emocionit dhe maturisë, Besarti ka treguar se nuk është vetëm një konkurrent që luan fort, por një njeri me vlera, ndjenja dhe dinjitet, që u shfaq i pandryshuar nga fillimi në fund.
Fitorja e tij në Big Brother Vip Albania 4 ishte për shumëkënd e pritshme, sepse përveç lojës së ndershme, ai ndërtoi një lidhje të thellë me publikun. Por ajo që e bën më të veçantë këtë fitore është fakti se pas dritave të kamerave dhe emrit “Gjesti”, publiku po zbulon gjithnjë e më shumë njeriun e vërtetë: Besart Kelmendi, artisti që e pushtoi shtëpinë me thjeshtësi dhe zemër të madhe.
Tani që spektakli ka mbaruar, dhe Gjesti është kurorëzuar si fitues, fansat po njohin më shumë se kurrë jo vetëm figurën publike, por personin real pas saj. Dhe ky person, padyshim, ka lënë gjurmë.