25.7 C
Pristina
E martë, 8 Korrik, 2025

E papritura u ndodh Adrit dhe Ilirianës

Kënga më e fundit nga dyshja e njohur Adri & Iliriana, me titullin “Jasha Habibi”, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku që në momentin e lansimit. Me një melodi ngjitëse dhe një videoklip që mori komente pozitive nga fansat, kënga u kthye menjëherë në një nga hitet më të dëgjuara të verës.

Por pak ditë pas publikimit, një zhvillim i papritur i ka befasuar të gjithë, kënga është zhdukur nga YouTube.

Përmes një Instastory, artistët sqaruan situatën:

“Për ata që po pyesin – kënga ‘Jasha Habibi’ është fshirë nga YouTube. Jemi duke punuar për ta kthyer sa më shpejt. Faleminderit për përkrahjen!” – shkruajnë ata, duke shtuar se ekipi po punon intensivisht për rikthimin sa më të shpejtë të këngës në platformë.

 

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here