Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Veleknicë të Gjilanit, ku si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe këmbësori, një person ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
Viktima rreth 36-vjeçar, dyshohet se është goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën, teksa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij pas ndihmës së ofruar nga Emergjenca rajonale në Gjilan, ku i njëjti nuk kishte arritur t’iu mbijetojë plagëve.
Tutje, Policia tha se për këtë aksident, drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë.
Konfirmimi i tij i plotë:
Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe për kundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan viktima ka ndërruar jetë, si pasoj e plagëve të pësuara në aksident.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë.
Shkaqet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan.