E rëndë: Ky është 26-vjeçari që vdiq në QKUK, u dërgua në gjendje të rëndë
Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ka ndërruar jetë një i ri nga fshati Plemetin i Obiliqit, mëson Gazeta Sinjali.
Burime të besueshme bëjnë me dije se viktima është Fadil Berisha, 26-vjeçar, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të QKUK-së, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Sipas informacioneve fillestare, më 20.01.2026, rreth orës 01:30, Policia është njoftuar nga QKUK se personi kishte ndërruar jetë gjatë trajtimit.
Njësitë policore relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me mjekun kujdestar, i cili ka deklaruar se viktima kishte ardhur në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë komplikimeve.
Lidhur me rastin është kyçur hetuesi kujdestar, i cili në konsultim me Prokurorin e Krimeve të Rënda ka inicuar rastin “Hetim mbi vdekjen”.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i 26-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të shkakut të vdekjes.
Rasti mbetet nën hetime.
