Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktima që u gjet sot e pajetë në Liqenin e Batllavës, në afërsi të vendit të njohur si “Te Plepat”, është Teuta Kaçiu, rreth 45 vjeçare, e cila ishte nga fshati Lupç i Podujevës.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ajo dyshohet se ka dalë nga shtëpia rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa rreth orës 12:16 qytetarë të rastit kanë sinjalizuar autoritetet se në liqen është parë një trup në ujë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë: Njësitë patrulluese, hetuesit dhe forenzika, njësia B-10, si dhe ekipi mjekësor dhe emergjenca, të cilët kanë bërë nxjerrjen e trupit nga uji dhe kanë konstatuar vdekjen.
Pas verifikimit, është bërë identifikimi zyrtar i viktimës, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të sqaruar rrethanat e kësaj vdekjeje që për momentin mbetet e dyshimtë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.