27.3 C
Pristina
E hënë, 23 Qershor, 2025

E rëndë në Prishtinë: Djali dyshohet se rrahu nënën për para – ajo kërkoi ndihmë te komshija për t’ia dhënë

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë i dhunës në familje është denoncuar të dielën në Prishtinë, ku një grua ka raportuar se është dhunuar fizikisht nga djali i saj për shkak se nuk i ka dhënë para.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 22 qershor 2025, në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë është paraqitur F.R, 68 vjeçare, e cila ka raportuar se djali i saj, B.R, 31 vjeçare, ka ushtruar dhunë ndaj saj në banesën e përbashkët në rrugën “Din Mehmeti”.

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari fillimisht i kishte kërkuar para, por pasi ajo kishte refuzuar, ai kishte filluar ta sulmonte fizikisht. E tronditur dhe nën presion, ajo ishte detyruar të shkonte te komshija për të kërkuar para vetëm që ta qetësonte situatën.

Pas marrjes së dëshmisë dhe konsultës me Prokurorin Kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërkohë që janë duke u ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore për trajtimin e rastit.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here