div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-32629 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
E rëndë: Një 43-vjeçar gjendet pa shenja jete në një objekt banimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, ku një person mashkull i moshës 43 vjeç është gjetur pa shenja jete në një objekt banimi.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informacion se në fshatin Llapçevë një person është gjetur i pajetë. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është gjetur një armë e shkurtër”, tha Krasniqi.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dhënë urdhër për inicimin e rastit “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *