E rëndë: Vrasje e dyfishtë në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme.

Dyshohet se ka ndodhur një rast vrasjeje dhe plagosjeje me armë zjarri.

Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se dy persona kanë mbetur të vdekur, vdekja e të cilëve është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan.

I dyshuari për këtë krim është një mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

“Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ . Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur  dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan”, tha Hashani për Sinjalin.

“I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *