div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-20483 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
E trishtë: Vdekja e 7-vjeçares në aksident trafiku, mësohen detaje të reja

Pasditen e së dielës, më 31 gusht, në rrugën Komoran–Drenas, në fshatin Zabel i Ulët, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja tragjike, transmeton IndeksOnline.

Një veturë e tipit “Audi”, me targa vendore, ka dalë nga rruga dhe është vetaksidentuar. Për pasojë, një vajzë 7-vjeçare nga fshati Cerovik i Klinës ka humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë, tri femra dhe një mashkull,  kanë pësuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në QKUK, ku po marrin trajtim mjekësor. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i vajzës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Më 31.08.2025, rreth orës 17:08, një veturë të cilën e drejtonte një femër kosovare ka dalë nga rruga dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, një vajzë ka humbur jetën, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tri femra dhe një mashkull. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *