div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-33402 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
E trishtë: Vdes infermerierja e njohur

Ka vdekur infermierja mitrovicase, Lumnije Avdiu, shkruan Mitrovica SOT

E ndjera dha kontribut të vyer mbi katër dekada në Spitalin e Mitrovicës.

Përmes një postimi, spitali shprehu ngushëllime ndaj familjes, miqve dhe stafit.

Postimi:

Me pikëllim pranuam lajmin për vdekjen e infermieres Lumnije Avdiu, e cila për mbi 40 vjet me përkushtim dhe profesionalizëm shërbeu në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Infermierja Lumnije ishte shembull i humanizmit, përkushtimit dhe dashurisë ndaj profesionit të saj fisnik.

Ajo shërbeu në Repartin e Kirurgjisë, duke ndihmuar dhe ofruar shërbime të shumta për pacientët.

Kontributi i saj i çmuar do të mbetet i vlerësuar dhe do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.

Spitali shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë stafit shëndetësor për këtë humbje të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *