Edhe një komunë tjetër shpall gjendje emergjente, shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë
Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve, Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të emergjente dhe ka formuar shtabin emergjent.
“Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026. I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, ka njoftuar se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në këtë komunë pas vërshimeve që ndodhën sot atje.
