20.9 C
Pristina
E martë, 29 Korrik, 2025

Ekskluzive: Ky është babai që dyshohet se plagosi të birin në Stanofc të Poshtëm – viktima u dërgua në QKUK, i dyshuari në arrati

Gazeta Sinjali ka siguruar informacione ekskluzive lidhur me një rast të rëndë që ka ndodhur më 27 korrik 2025 në fshatin Stanofc i Poshtëm të Vushtrrisë, ku një person dyshohet se ka plagosur me armë zjarri djalin e tij.

Burimet e Sinjalit brenda organeve të rendit bëjnë me dije se i dyshuari është Driton Bekteshi, ndërsa viktima është djali i tij, Ilir Bekteshi, 27 vjeç, i cili ka marrë plagë nga arma e zjarrit në dorën e majtë.

Pas plagosjes, viktima është transportuar me veturë private drejt QKUK-së në Prishtinë për trajtim emergjent.

Sipas dëshmive të para, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ndërsa në vendin e krimit janë gjetur katër gëzhoja. I dyshuari, sipas një familjari, është larguar menjëherë pas incidentit me një veturë të tipit pikap, ngjyrë e bardhë, në drejtim të Prishtinës dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Njësitë policore dhe hetuesit janë në kërkim të të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here