21.9 C
Pristina
E enjte, 4 Shtator, 2025

Ekskluzive: Ky është pjesëtari i Njësisë Speciale që u arrestua mbrëmë në Mitrovicë

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Kosovës, i cili u arrestua mbrëmë në Mitrovicë nën dyshime serioze për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Bëhet fjalë për Murat Latifin, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar ngushtë me familjen Gerbeshi, e cila është nën hetim për aktivitete kriminale.

Sipas burimeve të Sinjalit, Latifi dyshohet se: u ka dhënë ndihmë dhe informata të vazhdueshme familjesGerbeshit, në një rast e ka transportuar me veturën e tij një nga të dyshuarit, duke i mundësuar shmangien e arrestimit, ka kryer edhe veprën penale të “Zbulimit të fshehtësisë zyrtare”.

Pjesëtari i Njësisë Speciale është shoqëruar nga hetuesit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar procedura penale për veprat “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë kryerësve pas kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here