14.4 C
Pristina
E premte, 18 Tetor, 2024

Ekskluzive/ Prona e një serbi “mollë sherri” për rrahjen brutale në Pejë

Rreth orës 13:30, në qendër të Pejës ndodhi një rrahje e rëndë.

Në pamjet e siguruara nga portali ynë vihen re dy persona teksa shqelmojnë dhe godasin me shufra një viktimë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se deri te ky konflikt ka ardhur pasi palët kishin mosmarrëveshje lidhur me një pronë, e cila ishte në pronësi të një serbi. Palët e përfshira në konflikt janë kacafytur për shkak të kontestimit se cili është blerësi i pronës një fjalë.

Viktima dhe të pandehurit janë shqiptarë.

Në anën tjetër, nga policia është bërë e ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar për intervistim.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, pohoi se me rastin është duke u marrë sektori i hetimeve rajonale.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë arrestuar, ndërkaq viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës. Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar nga hetuesit policor, ku më pas, me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të ndalohen për 48 orë. Njëkohësisht, do të merren masat ligjore, brenda afateve të caktuara ligjore” deklaroi Nikçi./IndeksOnline/

PAMJE: Rrahet brutalisht një person nga dy të tjerë, e pësojnë keq të dyshuarit

 

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here