Të enjten avokati Besnik Berisha, që mbron njërin nga policët e dyshuar në rastin e vdekjes së 27 vjetarit në Lipjan, pos komenteve për procesin penal, në një paraqitje televizive kishte komentuar edhe aspekte të thera të rastit.
Ai foli edhe për mënyrën se si ishte trajtuar, tashmë i ndjeri, dhe se a kishte gabime nga ana e mjekëve, e sidomos a kishte gabime nga ana e policëve, që sipas tij ata kanë vepruar krejt në përputhje me kompetencat ligjore që kanë.
Ai tha edhe se nuk bëhet fjalë për ngulfatje nga Policia.
“Por dyshohet që ka pasur edhe gjakderdhje celebrale. Po ta them këtë ty këtu, unë ta them ekskluzivisht, trupin e tij ke tri gjakderdhje konstatune, gjakderdhje cerebrale, pulmonare, kardiake. Unë po ta them ty këtu, a kam informacion a po qes fall le të mbetet në emision”, ka thënë ai “Frontal” të T7.
Avokati Berisha, i cili mbron Endrit Beqirin, tha se e dyshohet që i ndjeri, Agon Zejnullahu ka pasur së paku tri gjakderdhje.
Një ditë pas komenteve të tij, në një koment publik ka reaguar edhe mjeku, ekspert i emergjencës, Doktor Besnik Ibraj.
“Besnik Berisha duke mos e prejudikuar shkakun e vdekjes, aspektin e intervenimit mjekësor je duke e sqaruar si me qenë profesor doktor i Mjekësisë Emergjente”, ka shkruar Doktor Ibraj, duke shtuar se edhe sipas tij, “stafi mjekësor as nuk e prek pacientin, por sillet rreth ambulancës”.
