Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka eskaluar duke i quajtur vrasës me pagesë gazetarët, Ilir Mirenën, Lirim Mehmetaj dhe Berat Buzhalën, pas një debati ku është përfshi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bugojevci.
“’TËRBIMI I RIPËRTYPËSVE!Qenkan tërbuar dy nga ripërtypësit e jashtëqitjeve të UDB-ës, vrasësit me pagesë, të quajturit Ilir Mirena dhe Lirim Mehmetaj.Tash paskan ndërruar vetëm cakun. Tash caku qenka Saranda Bogujevci. Tash duan të pushkatojnë atë që i ka shpëtuar zjarrit dhe plumbit të bosave të tyre, hordhive shoviniste serbe gjatë luftësTërbimi i këtyre vrasësve, i bosave të tyre dhe i bashkëvrasësve, bëhet në emër të gazetarisë dhe lirisë së shprehjes, krejt nën mbrojtjen e Aleancës së Gupeve Kriminale dhe në koordinim e bashkëveprim të ngushtë me krimin e organizuar institucional brenda prokurorisë së shtetit. P.s. Emrin e njërit nga këta vrasës medialë me pagesë – ripërtypës, e paskam harruar – Berat Buzhala”, ka shkruar ai, raporton Periskopi.
Kurteshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar gazetarët edhe për intevistimin dhe arrestimin e gazetarit nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behlulin.
“Këtë punë të përbashkët të këtyre vrasësve me pagesë dhe prokurorisë, fort e qartë e dëshmoi arrestimi i gazetarit Nexhat Behluli nga Lugina e Preshevës për shkak të guximit të tij për zbulimin e rrënjëve të bashkëpunimit të vrasësve medialë me pagesë në Kosovë me bosat e tyre të UDB-ës.Lufta e UDB-ës kundër shqiparëve as ka filluar dhe as përfundon tash e këtu e me këta vrasës. Jashtëqitjet i prodhon ajo, e ripërtypësit e tyre i përzgjedhin caqet dhe viktimat „rastësisht“. Por, një është e sigurtë, luftën e kanë humbur, ripërtypjen nuk ua ndalim”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë: