2.9 C
Pristina
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Fadil Geci- avokatit të Jakup Krasniqit: E ke bërë lëmsh, krejt…

Dëshmitari Fadil Geci gjatë dëshmisë së dhënë të martën në Hagë, i tha avokatit të Jakup Krasniqit, Aiden Ellis se e ka bërë lëmsh dhe është ‘out’ prej asaj se çfarë është çështja gjatë kundërpyetjeve të tij.

Madje, Geci tha se gjërat që po i thoshte Ellis nuk janë të vërteta dhe se i ka ngatërruar ato, raporton “Betimi për Drejtësi“.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të një artikulli të një medie, i cili thoshte se “zëvendësi i partisë opozitare LDD, Gani Geci tha që urdhrat për të vrarë Agim Veliun janë dhënë nga LDK dhe për Adem Salihun nga Lidhja Demokratike e Dardanisë”.

Tutje, Ellis theksoi se në artikull shkruhet se “duke iu drejtuar Parlamentit ai (Gani Geci) thotë ‘unë kam provë për këtë dhe i nderuar kryetar i Parlamentit ju nuk jeni. Megjithatë, në Qeveri kemi burra që kanë urdhëruar vrasjen e deputeteve, kolegëve tanë”.

Si rrjedhojë, avokati Ellis pyeti dëshmitarin se a ka informacion lidhur me këtë incident ku është raportuar në Parlamentin e Kosovës.

“Krejt out jeni. Krejt këto nuk janë deklarata që duhet me u merr me to. S’është e vërtetë hiç, qitash po të them çka po thu s’është e vërtetë se kurrë se prej Lidhjes Demokratike ka dhënë urdhër dikush. As nuk është e vërtetë që ka dhanë. E ki gabim. E ki ngatërru. Krejt e ke ngatërru,, e ke ba lëmsh. Hiç s’është e vërtetë kjo zotri gjykatës. Krejt out është e as s’po e kuptoj se çfarë po thotë. Krejt e ka ba guzhum e s’po ka kurrfarë kuptimi”, tha Geci.

Avokati i Krasniqit lidhur me këtë tha se me gjasë ka problem përkthimi, duke lexuar sërish artikullin.

“Ajo çka tha me këtë çka po thotë është krejt si nata me ditë. Është e vërtetë që Agim Veliu, një personalitet është plagu prej dikujt dhe Adem Salihaj është tentu me u vra prej njerëzve, por jo veç ata, por janë edhe disa tjerë që është tentu. Të gjithë ata që kanë qenë pengesë e proceseve aty janë mundu me i shkatërru. Ato dy figura kanë qenë figura që kanë pas ndikim dhe është mendu me i frigu dhe s’kanë mujtë me i frigu, e kanë tentu me i hjek krejt”, tha Geci.

Ndërsa, më pas Ellis vazhdoi sërish me leximin e artikullit, ku thuhet se “Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi mohoi kërkesën duke pretenduar që prova e pretenduar duhet të dërgohet në Polici. ‘Prova do të duhet që të çohet në Zyrën e Prokurorisë dhe se Parlamenti nuk është gjykatë’, thotë z. Krasniqi”.

Dëshmitari tha se “bravo i qoftë Krasniqit” se shumë mirë ka thënë kur e ka orientuar Gani Gecin që provat t’i dërgojë në Polici.

Ndryshe, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Geci tha se e di që Shukri Buja dhe Ramë Buja janë vëllezër, por që kontakte kishte vetëm me këtë të fundit.

“E di që është vëlla po lidhje nuk kam me ata. Me Ramën gjithë, e me Shukrinë kurrë”, tha dëshmitari.

Më pas, dëshmitarit Geci iu prezantua një deklaratë e Shukri Bujës, e cila fliste për një periudhe kohore në fund të marsit apo në fillim të prillit 1999.

“E pyesin: A ishte plagë serioze ajo që kishte vëllai. Shukri Buja thotë: Po ai ishte i plagosur këtu dhe me gisht tregon qafën poshtë mjekrës. Nuk e di nëse ishte në anën e majtë apo të djathtë. Pyetje; Si e keni ditur që ai ishte i plagosur? Përgjigje; ne ishim së bashku kur ndodhi kjo. Ne ishim duke i vizatuar pozitat tona bashkë më Fatmir Limajn. Ishin disa ushtarë të cilët i kishin zënë pozicionet e veta. Ndodhën të shtëna dhe Rama u plagos. Ne e tërhoqëm shumë shpejt dhe ishim të detyruar ta bartim deri në spital. Ne dhe ushtarët e tjerë e bartëm atë me makinë dhe e dërguam deri në spital”, lexoi deklaratën Ellis.

Ai vijoi sërish me leximin e kësaj deklarate, në të cilën Shukri Buja tregonte se në këtë rast kishte pësuar disa mavijosje.

“Pyetja është; A është plagosur edhe dikush tjetër gjatë të shtënave?, përgjigja: Unë kam pësuar disa të mavijosura, nuk kisha plagë. Mendoj se isha goditur nga fragmentet e municionit apo të plumbit”, tha Ellis teksa lexoi deklaratën e Shukri Bujës dhënë në një gjykim tjetër.

Më pas, dëshmitari tha se dëshiron që të jetë e verteta ashtu siç ka thënë Shukri Buja, mirëpo vëllai i tij, Ramë Buja i ka thënë atij gjëra tjera.

“Ishalla është qashtu. Ai mu m’i ka thanë qito. Unë ma qef kam me kanë qysh po thu ti se ajo që ai më ka thanë mu. Ai mu m’i ka thënë e ai është gjallë. Vetë m’i ka thanë në zyre. Inshallah del që është ashtu se unë nuk kam qef, asgjë e keqe mes vete me dalë. Ai e din e le të del le të deklarohet se a më ka thanë a nuk më ka thanë”, tha Geci. /BetimipërDrejtësi/

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here