div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-3632 single-format-standard custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Fansja tejkalon rojet e sigurimit për ta takuar Angelina Jolien, reagimi i aktores bëhet viral

Ylli i kinematografisë Angelina Jolie, është përballur me një turmë fansash tejet entuziastë, të cilët kaluan edhe përtej sigurimit për të takuar aktoren e famshme.

Jolie ndaloi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto të dielën mbrëma, ku prezantoi filmin e saj të ri, “Without Blood”, në të cilin është regjisore.

Por, mbrëmja saj pothuajse u ndërpre kur një turmë fansash që kërkonin autografe e rrethuan në këtë ngjarje të industrisë kinematografike.

Në videon e publikuar nga TMZ, shihet një fanse që e teproi duke tejkaluar sigurimin dhe e përqafoi aktoren e famshme.

Por, pavarësisht kësaj Angelina mbeti e qetë gjatë gjithë situatës dhe madje inkurajoi sigurimin e saj që të jenë “të sjellshëm” kur ata tentuan t’i largojnë fansat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *