15.7 C
Pristina
Wednesday, October 29, 2025

Faton Peci: Pas 18 vitesh PDK-ja nuk është më e para në Mitrovicë, do t’i fitoj zgjedhjet 100%

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka deklaruar se është fitues i raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke theksuar se për herë të parë pas 18 vitesh, PDK-ja nuk është partia e parë në këtë komunë.

Në emisionin “Mesditë” në Tevë1, Peci tha se është i bindur në fitoren e tij në balotazh kundër kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri.

“Unë mund të them se jam fitues i raundit të parë me këto rezultate. Dje pashë një lajm në një portal, ku për herë të parë pas 18 viteve PDK-ja nuk është e para në Mitrovicën e Jugut. Jam shumë i lumtur dhe i bindur se ata e kanë humbur epitetin e të parit. Unë 100% jam i bindur se ata e humbin garën, sepse ka një numër shumë të madh qytetarësh që e duan ndryshimin,” – deklaroi Peci.

Ai akuzoi kundërshtarët politikë duke e cilësuar , “propagandë të egër dhe frikësim të bizneseve”, duke theksuar se fushata e Vetëvendosjes është përballur me presione të vazhdueshme.

“Kjo fitore e VV-së nuk u bë lehtë, sepse propaganda ka qenë tepër e egër dhe e zakonshme. Mos të harrojmë që në disa grupe të interesit është ngjallur frikë – ndërtimtarëve u është thënë se nuk do të pajisen më me leje ndërtimi, bizneseve dhe gastronomisë se do t’u mbyllen hapësirat. Këto kanë ndikuar shumë,” – tha ai.

Në vazhdim, Peci komentoi edhe udhëheqjen e tanishme të komunës, duke e kritikuar kryetarin aktual, Bedri Hamza, për mungesë të përgjegjësisë ndaj qytetarëve.

“Në bazë të informacioneve që kam, Arian Tahiri ka udhëhequr për katër vite në administratë, sepse Bedri Hamza, me injorancën e tij ndaj qytetarëve, ka dështuar ta drejtojë Mitrovicën. Ai vetë ka thënë se nuk është në këtë nivel, dhe unë mendoj se nuk ka kryer asnjë punë,” – shtoi Peci.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here