16.1 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Fillon puna për Big Brother Albania, kështu do të duket shtëpia e re (VIDEO)

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.

LEXO EDHE:

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arrin të gozhdojë para ekranit teleshikuesit. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

3 edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother Vip” deri më tani me banor VIP mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.

E teksa ka kaluar vetëm pak kohë nga përfundimi i edicionit të tretë, të gjithë janë kureshtar për “BBV4”.

 

Lajmin e shumëpritur se “BBV4” do të nisë së shpejti e ka bërë vetë me dije producentja e “Big Brother”, Sara Hoxha, në një formë krejt të veçantë.

Puna ka filluar dhe duket se tashmë po përfundojnë projektimet e shtepisë së re, e cila duket se do të ketë shumë ndryshime nga ajo e kaluara, ku dhe arrijmë të shohim pak nga fotot e publikuara një pjesë të shtëpisë.

Shumë pikëpyetje dhe kureshtja e publikut është e madhe. Sa ndryshe do të jetë këtë vit edicioni i ri? Kush do të jenë banorët e rinj? A do të jenë përsëri Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj opinionistë? A do të jetë përsëri Ledion Liço moderatori i këtij reality show? Për përgjigjet e këtyre dhe shumë të tjera na mbetet vetëm të presim për të zbuluar më tepër…

Shiko videon:

Kur do të nis edcioni i ri i ‘Big Brother Vip Albania’?

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here