Kryeministri Albin Kurti ndoqi nga afër ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Qipros, ku “Dardanët” shënuan fitore bindëse me rezultat 3:0.
Ndeshja e sotme i dha krenari Kurtit, i cili ka uruar të gjithë për fitoren, shkruan IndeksOnline.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se tashmë jemi mbushur plot besim për ndeshjen ndaj Rumanisë, me këta të fundit që janë në krye të tabelës, me tri pikë më shumë se Kosova.
Kosovës i kanë ngelur edhe dy ndeshje jetike në kuadër të Ligës së Kombeve, një me Lituaninë e një me Rumaninë.
Ky është postimi i plotë i Kurtit:
Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë.
Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren!