Interi do të përballet me rivalët e vjetër, AC Milan sonte në San Siro.
Ka qenë një fillim i vështirë i vitit për AC Milan dhe trajnerin e ri Paulo Fonseca, i cili ka siguruar vetëm një fitore në katër ndeshje në Serie A, plus humbjen nga Liverpool në ndeshjen e tyre të parë në UEFA Champions League disa ditë më parë.
Interi, ndërkohë, filloi fuqishëm, por u mbajt në barazim në secilën nga dy ndeshjet e fundit, ndaj Monza në ndeshjen e ligës dhe kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve.
Para ndeshjes, mediat italiane kanë publikuar formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, DImarco; Thuram, Lautaro Martinez.
Milan (4-4-2): Maignan; Emerson Royal, Gabbia, Tomori, Theo Hernandez; Pulisic, Fofana, Reijnders; Leao; Morata, Abraham.