1.5 C
Pristina
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Gazetari i njohur paralajmëron përgjime tjera: Deputeti Muja ka folur me Radojçiqin, i ka thënë ‘vëlla’

Gazetari Baton Haxhiu, në një shkrim autorial të publikuar, ka thënë se deputeti i VV-së, Armend Muja, ka pasur komunikim në telefon me Milan Radoiçiq.

Ai ka thënë se Muja i është drejtuar Radoiçiqit me “brate”.

Më poshtë shkrimi i Baton Haxhiut:

 

 

Komunikimi mes Armend Mujës dhe Milan Radojčićit:

Në një bisedë telefonike mbi katër minuta, Armend Muja, deputet i rëndësishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, i drejtohet kriminelit të njohur Milan Radojčić me përshëndetjen vëllazërore “brate”. Radojčić, në kthim, përgjigjet me të njëjtën ngrohtësi: “hajde hajde brate”.

Në këtë bisedë, Muja përpiqet ta bindë Radojčićin të ndërmarrë hapa për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, duke i theksuar se qeveria e Kosovës po përballet me kritika nga bashkësia ndërkombëtare për këtë çështje. Përmes kësaj përpjekjeje, Muja e trajton Radojčićin si një faktor vendimtar në zgjidhjen e krizës politike.

 

 

Skandali arrin përmasa më të mëdha kur vetë Radojčić, përmend autostradën e veriut dhe rëndësinë e përfshirjes së tij në proceset e prokurimit si një ndër kushtet për kthimin e serbëve në institucione. Në vend që ta refuzojë ose ta kundërshtojë këtë kërkesë të papërshtatshme, Muja vazhdon të komunikojë pa asnjë hezitim.

Ajo që e bën këtë komunikim edhe më tronditës është momenti kur Radojčić, në një shenjë ironie dhe sfide, fillon t’i flasë deputetit Muja në gjuhën shqipe, ndërsa Muja, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje ndaj kriminelit, i përgjigjet në gjuhën serbe.

 

 

Ky komunikim është më shumë sesa një moment i rëndomtë politik. Ai zbulon një raport të dyshimtë midis një deputeti të Kosovës dhe një krimineli të sanksionuar, i cili ka luajtur një rol kyç në destabilizimin e rajonit dhe sabotimin e institucioneve të Kosovës. Ky është realiteti me të cilin duhet të përballet Armend Muja dhe gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre publike.

Kjo nuk është 99% e vërtetë – është 100% e vërtetë.

 

 

 

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here