FIFA dhe UEFA i kanë ndaluar gjashtë ndeshjet që mos të luhen, ndër to është e përfshirë edhe kombëtarja e Kosovës.
LEXO EDHE:
- Mbrojtësi shqiptar debuton me fanellën e Arsenalit
- Risia, Serbia dhe Shqipëria, bashkë për finalet e Europianit
Rivalitetet e futbollit ndërkombëtar zakonisht janë më të komplikuara se ato të klubeve.
Në futbollin e klubeve mund të mos ta pëlqesh rivalin tënd sepse ai ka më shumë trofe ose është nga i njëjti qytet.
Në futbollin ndërkombëtar, rivalitetet mund të rezultojnë më shumë shkaku i problemeve politike ose i “traumave historike”.
Për këtë shkak, FIFA dhe UEFA i kanë ndaluar gjashtë ndeshje, për mos të shkaktuar trazira të mundshme.
Natyrisht, pas problemeve të fundit, Ukraina dhe Rusia nuk mund të përballen në një ndeshje futbolli. Kjo për shkak të pushtimit të një pjese të Ukrainës, ilegalisht nga Rusia. Rusia e Vladimir Putinit e kishte aneksuar Krimenë para 10 vitesh, duke shkaktuar telashe mes dy shteteve që nga ajo kohë.
Më tutje, lufta në Kosovë më 1998-1999 ka rezultuar në tri ndeshje futbollit që s’do të luhen.
Lufta në Kosovë ishte shkatërruese për popullin shqiptar, derisa u desh intervenimi i NATO-s që Serbia të tërhiqet.
Andaj, arsyeja e luftës së ndodhur, ndeshja Kosovë – Serbi nuk do të ndodhë, teksa edhe Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të luajë ndaj Kosovës.
Kjo përshkak të Republika Srpska që llogaritet si një strukturë e veçantë brenda shtetit boshnjak, i cili po ashtu s’e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Rusia, si aleate e afërt e Serbisë – qe e refuzon pavarësinë e Kosovës – nuk mund të luajë ndaj Kosovës.
Përfundimisht, Gjibraltari s’mund të luajë ndaj Spanjës.
Gjibraltari është një territor i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, por me një nivel të lartë autonomie.
Mirëpo, ky ishull është një “ëndërr” e kahmotshme për Spanjën, e cila e do si të veten.
Në muajin qershor, në festën e kombëtares spanjolle pas triumfit në “EURO 2024”, ylli i Manchester City, Rodri ishte dënuar nga UEFA, pasi kishte kënduar “Gjibraltari është Spanjë”.