Shkodra është tronditur nga një atentat me armë zjarri mesditën e kësaj të shtune. Katër plumba janjë zbrazur drejt mjetit Range Rover të ish-boksierit të Vllaznisë Arjon Kajoshi.
Makina sipas policisë rezulton të jetë në pronësi të Sokol Kajoshit, babait të boksierit.
Menjëherë pas të shtënave, Arjon Kajoshi i cili ka qënë duke drejtuar mjetin e ka braktisur dhe është larguar me vrap.
Fillimisht policia kishte dyshime se mjeti drejtohej nga djali tjetër i familjes, Arlind Kajoshi, person i cili prej muajit qershor është në kërkim nga blutë. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.