“Hajvana” Konjufca thotë se gjuha e Kurtit nuk ishte vendimtare për formimin e institucioneve
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se gjuha e përdorur nga kryeministri Albin Kurti ndaj opozitës nuk ka qenë faktor vendimtar për mosformimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
I ftuar në emisionin Pressing në televizionin T7, Konjufca tha se arsyeja kryesore, sipas tij, qëndron te bashkërendimi i interesave mes disa partive politike, të cilat, siç u shpreh ai, kanë pasur për prioritet pamundësimin e formimit të qeverisë nga fituesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Gjuha politike është një nga mjetet më të rëndësishme, por nuk ka qenë vendimtare pse nuk kemi institucione të reja. Arsyeja kryesore, mendoj, është që ka pasur një lidhmëri interesash të disa partive politike, të cilat e kanë prioritetizuar pamundësinë që fituesi i 9 shkurtit të formojë qeverinë”, ka deklaruar Konjufca.
